Mbledhja e Asamblesë së PS-së/ Gazetarja: Rama i druhet kolesterolit politik që sjell pushteti i gjatë, ja mesazhi që u përcolli të vetëve

Shqipëria

Mbledhja e Asamblesë së PS-së/ Gazetarja: Rama i druhet kolesterolit politik që sjell pushteti i gjatë, ja mesazhi që u përcolli të vetëve

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Edi Rama

Gazetarja Sonila Agostini, në një diskutim për Asamblenë Kombëtare të PS-së, u shpreh se kryesocialisti Edi Rama përcolli një mesazh.

Sipas saj, Rama i druhet kolesterolit politik që sjell pushteti i gjatë.

“Rama i druhet kolesterolit politik që sjell pushteti i gjatë. I ka futur në fiskulturë. I ka dhënë mesazh se kur unë kthej Ruçin, s’e kam problem të kthej të tjerët. Është njeriu që i ka dhënë gjoksit PS-së që në 2005, tani po kërkon ta ndajë peshën e partisë, sepse nuk ka pse ta mbajë vetëm ai”.

Gazetarja shtoi se brenda së majtës ka një luftë, por të gjithë respektojnë ‘kodin e heshtjes’.

“Në korridoret e brendshme të partisë që është në pushtet ka më shumë luftë. Kodin e heshtjes që u ka caktuar të tjerëve, ata e respektojnë me rigorozitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat