Joshja e të miturave, gazetarja lëshon deklaratën e fortë: Në hotelet shqiptare futesh pa ID

Shqipëria

Joshja e të miturave, gazetarja lëshon deklaratën e fortë: Në hotelet shqiptare futesh pa ID

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Zabit Fisniku alias Artur Fisniku i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar të mërkurën nga policia në Rinas.

47-vjeçari është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me 16 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

Gazetarja Aida Topalli ishte e ftuar në një program televiziv ku deklaroi se në hotelet shqiptare mund të futet kushdo, pasi nuk paraqesin mjet identifikimi, si dhe nuk dihen nëse vajzat janë të larguara nga shtëpia apo kanë ikur me dëshirën e vet.

Mes tjerash ajo nënvizoi se në vitin 2023 në Tiranë është raportuar për 13 vajza të larguara nga shtëpia.

“Në hotelet shqiptare mund të hyjë kushdo, pa një mjet identifikimi, pa marrë moshën e vajzave, pa ditur nëse kjo vajzë është e dhunuar, është larguar nga banesa, se çfarë ka ndodhur më të. Vajzat kishin 6 muaj të larguara nga banesa e tyre. Vajzat nëse nuk kurohen do vazhdojnë të bëjnë këto lloj jete. Në vitin 2023 në Tiranë kemi pasur 13 vajza të larguara nga shtëpia dhe që janë viktima të trafikimit”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat