Mjeku tregon rrezikun e madh nga ndotja e makinave: Shkak për sëmundje

Shqipëria

Mjeku tregon rrezikun e madh nga ndotja e makinave: Shkak për sëmundje

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 08:52
Ilir Allkja

Ndotja e ajrit është një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve, kafshëve, bimëve por edhe mjedisin, ne fatkeqësisht e injorojmë.

Mjeku Ilir Allkja në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se ndotja e ajrit ndikon tek sëmundjet e njerëzve.

Mes tjerash ai theksoi se një nga shkaqet e ndotjes së ajrit janë dhe makinat e sidomos kur ato janë të ndezura në trafik.

“Punonjësit e pastrimit duhet të kenë maska duhet të kenë doreza, që të ruhen sepse ka protokolle për këto. Makinat e ndezura në trafik përhapin shumë element, si dioksinat, benzenat, ku futjae tyre në trupin njerëzor ndikon negativisht. Këto inflamojnë qelizën, ku më pas nuk mund të kryejnë funksione normale”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat