Eksperti për vizitën e Blinken: 30 agjentë të SHBA në Tiranë

Shqipëria

Eksperti për vizitën e Blinken: 30 agjentë të SHBA në Tiranë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 19:32
Anthony Blinken

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, është shprehur se një nga arsyet e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, është se do të hapet në vendin tonë një tjetër zyrë e rëndësishme, me 30 agjentë amerikanë që do të hetojnë krimin e korrupsionin në nivelet më të larta.

Komentet Osmani i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo zyrë do të hetojë edhe korrupsionin Europian dhe do të jetë më e rëndësishmja në Europë.

“Ka edhe një lajm që e kam ruajtur për ju. Burime që kam preferuar të mos u përmendet emri, njoftojnë se një nga arsyet e Blinken në Tiranë është se këtu do të hapet një zyrë tjetër e rëndësishme, që do të ketë 30 agjentë amerikanë që do të merren me hetimin e korrupsionit më të lartë shtetëror.

Do të jetë e veçantë. Do hetojnë krimin e korrupsionin në në nivelet më të larta, do të ketë dimension më të madh sesa Shqipëria dhe do të jetë zyra më e rëndësishme në Europë. Nuk e di nëse mbivendos SPAK, në dukje ashtu duket. Pavarësisht se ata kanë marrë mbështetjen e Blinken, amerikanët kanë vendosur të kenë një zyrë tjetër”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat