17 të proceduar në Tiranë për shkelje rrugore apo korrupsion aktiv

Shqipëria

17 të proceduar në Tiranë për shkelje rrugore apo korrupsion aktiv

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Policia rrugore e Tiranës njofton sot se gjatë javës së fundit u vendosën nën hetim 17 shoferë që po drejtonin automjetin në gjendje të dehur pa lejedrejtimi dhe nën ndikimin e drogës.

Policia Rrugore e Tiranës, njofton gjithashtu se nga kontrollet e ushtruara prej datës 12 shkurt dhe deri më sot, u vendosën 8720 gjoba për tejkalim shpejtësie, mosvendosje e rripit të sigurimit, mosrespektimit të vizave të bardha.

Gjithashtu janë bllokuar 9 automjete për mungesë të dokumentacionit.

“Gjatë javës që lamë pas: 17 persona janë proceduar/arrestuar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtimin e mjeteve në gjendje të dehur, pa lejedrejtimi, në ndikimin e lëndëve narkotike, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe korrupsion aktiv”, njofton Policia Rrugore e Tiranës.

“Janë vendosur 8720 masa administrative, të ndara në kategori të ndryshme, për xhama të zinj, tejkalim shpejtësie, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosrespektimi i vijave të bardha të këmbësorëve, etj.

Janë vendosur 59 masa administrative për drejtimin e mjetit në ndikimin e alkoolit dhe shkelje të shpejtësisë, me mundësi konvertimi të gjobës në dyfishin e maksimumit. 

9 automjete janë bllokuar për detyrime të pashlyera dhe mungesë dokumentacioni”, bëhet me dije nga Policia Rrugore e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat