Vijon protesta e fermerëve, policia greke: Rruga nacionale Kallpaq – Janinë do të bllokohet për kamionët dhe autobusët në orarin…

Shqipëria

Vijon protesta e fermerëve, policia greke: Rruga nacionale Kallpaq – Janinë do të bllokohet për kamionët dhe autobusët në orarin…

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Protesta e fermerëve që prej ditës së djeshme ka bllokuar rrugët në Kakavijë.

Policia Kufitare greke njofton se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë. Dje qarkullimi u bllokua ora 19:00 deri në 22:00.

“Kakavijë/ Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat