Shkrumbohet nga flakët një automjet në Memaliaj, shkak dyshohet të jetë një shkëndije në sistemin elektrik

Shqipëria

Shkrumbohet nga flakët një automjet në Memaliaj, shkak dyshohet të jetë një shkëndije në sistemin elektrik

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Memaliaj.

Sipas dëshmitarëve okularë mjeti është përfshirë nga zjarri ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së personit që e ka në pronësi.

Në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës me grupin e efektivëve duke shuar flakët ndërsa makina është dëmtuar.

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat