E rëndë në Peqin! U rrëzua aksidentalisht teksa krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë

Shqipëria

E rëndë në Peqin! U rrëzua aksidentalisht teksa krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin. 

Punonjësi i bashkisë, 58-vjeçari F. Rr., gjatë punës së tij, duke krasitur pemët në lagjn “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, ai ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat