Mblidhet sot Komisioni për “Zgjedhoren”, Kuvendi fton në seancë dëgjimore organizatat e Diasporës

Shqipëria

Mblidhet sot Komisioni për “Zgjedhoren”, Kuvendi fton në seancë dëgjimore organizatat e Diasporës

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:09
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme në mbledhjen e radhës së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kuvendi u ka bërë ftesë Organizatave të Diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore të marrin pjesë në seancën dëgjimore që do të zhvillohet sot.

Kuvendi fton të gjitha organizatat e interesuara të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me mendime, opinione dhe sugjerime. Mbledhja e Komisionit do të zhvillohet online, nëpërmjet platformës “Zoom”.

Diaspora u shpreh e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve.

Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” tha se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve u kërkon përfshirjen në konsultimet e Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat