“80-90 % e vrasjeve dhe vetëvrasjeve kryhen...”, sociologu habit me deklaratën e tij: Vjehrrat i shohin nuset si shërbëtore

Shqipëria

“80-90 % e vrasjeve dhe vetëvrasjeve kryhen...”, sociologu habit me deklaratën e tij: Vjehrrat i shohin nuset si shërbëtore

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se vjehrrat në Shqipëri duhet të heqin dorë nga koncepti që t’i shohin nuset si shërbëtore, si dado dhe makineri fëmijësh.

Komentet Tushi i bëri në një emision televiziv, ku tha se familja shqiptare është kthyer në një vend ku lindin 80-90 % e konflikteve, vrasjeve e vetëvrasjeve, në vend që të ishte e kundërta.

Ai shtoi gjithashtu se nuk mungojnë familjet që marrëdhëniet mes nuses dhe vjehrrës janë në harmoni të plotë, ku mbizotëron besimi kundrejt njëra-tjetrës.

“Nganjëherë ndodhd që marrëdhëniet mes nuses dhe vjehrrës apo edhe kunatës prishën në momentin që prishet marrëdhënia e besimit mes tyre. Familja shqiptare dhe shtëpia që është rezidenca e familjes shqiptare, janë bërë problematike në ditët e sotme.

Nëse do kemi një statistikë, 80-90 % e vrasjeve dhe vetëvrasjeve kryhen brenda mureve të shtëpisë, që duhet të ishte një institucion i mbrojtjes. Ka familje që marrëdhëniet janë në harmoni mes vjehrrës e nuses.

Por kërkon një lloj tolerance reciproke, sepse nëse vjehrra mendon se ka marrë një qenie të huaj në shtëpi për të bërë nusen e mirë, që duhet të kthehet vetëm në shërbëtore, në dado dhe makineri riprodhuese, për të kënaqur dëshirat mishtore të djalit të saj, ky koncept është i tmerrshëm. Ka vjehrra që futen mes çifteve, vjehrra obsessive”, tha Tushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat