Moti bën kthesë këtë fundjavë/ Rrugët e veriut mbulohen nga bora, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Shqipëria

Moti bën kthesë këtë fundjavë/ Rrugët e veriut mbulohen nga bora, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 10:17
Rrugët janë pastruar dhe deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Në zonat e veriut disa rrugë janë mbuluar nga bora. Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth është mot me  reshje.

Megjithatë rrugët janë pastruar dhe deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Ndërkohë, reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat