Vrasja e babait 50-vjeçar në Shënvlash, flet bashkëshortja: Unë kam qenë duke mbjellë arën

Shqipëria

Vrasja e babait 50-vjeçar në Shënvlash, flet bashkëshortja: Unë kam qenë duke mbjellë arën

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Pasi policia zbuloi ngjarjen makabër në Shënvlash të Durrësit, ku fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babain e tyre, Pëllumb Meta, 50-vjeç, përpos arrestimit të djemve dhe vajzës, u procedua penalisht edhe bashkëshortja e viktimës, Brikena Meta.

Kjo e fundit në një intervistë për “Euronews Albania” ka folur për herë të parë për ngjarjen.

Ajo është shprehur se ditën që ka ndodhur krimi ajo ka qenë në orë duke mbjellë tokën dhe kur është kthyer në shtëpi fëmijët  nuk  i kanë treguar për vrasjen e babait.

Pjesë nga intervista

Ku keni qenë në datën 10 shkurt?

Blerina Meta : Unë kam qenë në shtëpi, sepse punoj me bujqësi dhe blegtori. Të shtunën jam marrë më mbjelljen e arës. Sidomos nga dreka e tutje, që është marrë parasysh kjo kohë.

Keni shkuar në shtëpi pas dreke?

Blerina Meta : Jo nga dreka kam dalë në shtëpi.

Kur jeni kthyer si i keni parë femijët, cfarë keni arritur të kuptoni ?

Blerina Meta: Nuk më kanë thënë gjë fëmijët. Nuk më kanë treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat