Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”/ Mark Nika reagon për Top Channel: Është dështim, do e ndjekim deri në fund!

Shqipëria

Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”/ Mark Nika reagon për Top Channel: Është dështim, do e ndjekim deri në fund!

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:22
Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”/ Mark Nika reagon për Top Channel: Është dështim, do e ndjekim deri në fund!

Mark Nika reagon për Top Channel: Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë  që gjykata e lartë të shprehet kështu.

Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror. Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK.

Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore  ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit. Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re – tha për Anila Hoxhën xhaxhai i Aleks Nikës.

Ky vendim është është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor , ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi e mbylli reagimin e tij Mark Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat