Kapet me 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë

Shqipëria

Kapet me 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Doganierët francezë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në portën e trafikimit në Saint-Jean-de-Védas. 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë i janë sekuestruar një shtetasi shqiptar në furgonin e tij me të cilin po udhëtonte nga Spanja.

Ka qenë qeni i doganës, specialist zbulimi, ai që ka ndihmuar në këtë sekuestrim. Sasia e drogës u gjetën në muret e furgonit të një 30-vjeçari shqiptar.

I riu shqiptar, i cili jeton në Strasburg, pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze. Hetimi iu besua brigadës së narkotikëve të policisë gjyqësore të Montpeljesë.

Individi u soll në prokurori për paraqitje të menjëhershme por gjykimi u shty për më 22 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat