Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

Shqipëria

Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, u vu në pranga nën dyshimin për mashtrim.

Gazetarja Kristina Fidhi raporton se ishte një operacion i përbashkët i koordinuar mes Policisë së Tiranës asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që finalizuan aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim, falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

Që dje në darkë, policia ushtroi kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër, ku sekuestruan dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi, që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës. Njëkohësisht, Taçi kishte akses në këtë databazë online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat