Dronët luftarakë “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes: Ka filluar montimi dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse

Shqipëria

Dronët luftarakë “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes: Ka filluar montimi dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse

Më: 1 mars 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se kanë mbërritur në Shqipëri dronët luftarakë “Bayraktar”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi njofton se prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes”, shprehet Peleshi.

Reagimi i plotë

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat