I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari polak

Shqipëria

I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari polak

Më: 1 mars 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar polak është vënë në pranga nga policia në Qerret, pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me burg nga autoritetet polake.

Polica bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Bijak, i dënuar më 13 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 4”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

I dënuar në Poloni, me 13 vjet burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari polak.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 4”.

Gjatë operacionit, në Qerret, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Sebastian Bijak, 42 vjeç.

Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat