Shpërthimi në Lushnje, gazetarja tregon si paraqitet gjendja e deputetit të PS Bujar Çela

Shqipëria

Shpërthimi në Lushnje, gazetarja tregon si paraqitet gjendja e deputetit të PS Bujar Çela

Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:20
Shpërthimi në Lushnje, gazetarja tregon si paraqitet gjendja e deputetit të PS Bujar Çela

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ndodhet ende në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore, pas dëmtieve që mori nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnje.

Gazetarja e Vizion Plus Adriana Preja në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve me Pranvera Borakajn bëri me dije se Çela kishte marrë dëmtime në bark, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, sipas gazetares, i plagosuri tjetër ndodhet në gjendje pak më të rëndë shëndetësore, duke mos pasur asnjë përmirësim nga dita e djeshme, kur erdhi nga spitali i Lushnjes, tek Trauma.

“Në spitalin e Traumës janë dy të plagosur, deputeti Bujar Çela dhe një 41-vjeçar të cilët kanë mbërritur me ambulancë mbrëmjen e të premtes, për shkak të plagëve të shumta që morën nga shpërthimi  në Lushnje. Bujar Çela ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, edhe për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që ai pati në orët e vona. Për momentin gjendja e tij paraqitet e mirë, ndërsa 41-vjeçari është në gjendje pak më të rënduar për shkak të plagëve të shumta që ai ka marrë në kokë. Nga kontakti që kam pasur me mjekët, bëhet me dije se ai nuk ka pasur përmirësime që nga mbrëmja e djeshme, kur ai arriti me ambulancë nga qyteti i Lushnjes.

Ndërsa Bujar Çela iu nënshtrua një operacioni të gjatë për shkak të dëmtimeve që kishte marrë, kryesisht në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por nuk dihet ende kur mund të lërë spitalin, pasi ndodhet nën monitorimin e mjekëve”, tha gazetarja.

E pyetur nga Pranvera Borakaj nëse ka pasur zyrtarë të lartë të PS, Preja tha:

“Ditën e sotme situata ka qenë më e qetë. Ka ende familjarë nga 41-vjeçari por edhe të deputetit socialist, por nuk ka patur zyrtarë të lartë, sepse situata ka qenë më e përqëndruar tek dy viktimat që la pas shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Lushnje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat