Dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm, si paraqitet gjendja shëndetësore e deputetit Bujar Çela dhe dy të plagosurve

Shqipëria

Dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm, si paraqitet gjendja shëndetësore e deputetit Bujar Çela dhe dy të plagosurve

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:41
Bujar Çela

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga shpërthimi që u regjistrua pasditen e së premtes në një magazinë në Lushnje.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, 3 nga personat e plagosur vazhdojnë të qëndrojnë në spital, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Nga raportimet e deritanishme thuhet se gjendja e tyre është stabilizuar, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha se ‘është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi’.

Sakaq ditën e djeshme Prokuroria nisi hetimet në dy pista. Përpos pistës së vjetër, ku dyshohet se shpërthimi erdhi pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, pista e re është saldimi pranë bombolave të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat