Aksident në Garbjan të Lushnjës, makina përplas një endacak dhe largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Aksident në Garbjan të Lushnjës, makina përplas një endacak dhe largohet nga vendngjarja

Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tre ura Garbjan.

Një endacak, i quajtur Flamur Merzhegu, është përplasur nga një mjet, që pas goditjes ka ikur nga vendngjarja. I aksidentuari, rreth të 60-tave, është transportuar në spital për të marrë ndihmë, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje, po punon për identifikimin e mjetit. Dyshohet se mund të ketë qenë furgon, nga pjesët që kanë ngelur në vendngjarje.

Merzhegu çdo ditë ishte në rrugë, duke mbledhur kanaçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat