Aksident në Fier/ Makina përplas burrin që udhëtonte me biçikletë, i lënduari përfundon në spital

Shqipëria

Aksident në Fier/ Makina përplas burrin që udhëtonte me biçikletë, i lënduari përfundon në spital

Më: 3 mars 2024 Në ora: 21:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të qëndrës së qytetit të Fierit.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se një automjet ka goditur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit.

Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet priceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat