Shi dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme! Si do jetë moti sot dhe gjatë gjithë javës

Shqipëria

Shi dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme! Si do jetë moti sot dhe gjatë gjithë javës

Më: 4 mars 2024 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të larta presioni me origjinë atlantike do të bëjnë që kjo javë në vendin tonë të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e hënë, të martë dhe të enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e mërkurë dhe të premte reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpashershme kthjellimesh dhe orëve me diell.

Era ditën e hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë

Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat