Bardhi dhe Gjekmarkaj, nënkryetarë të Rithemelimit/ Bushati: Janë “paketë” e Bashës, e bënë PD humbëse disa herë

Shqipëria

Bardhi dhe Gjekmarkaj, nënkryetarë të Rithemelimit/ Bushati: Janë “paketë” e Bashës, e bënë PD humbëse disa herë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:10
Foto nga emisioni

Rithemelimi miratoi ndryshimet statutore të grupimit, duke votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugën emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Endira Bushati thotë se këta emra janë “paketë” e Bashës.

“Ne kemi qenë që nga 2017 kur ishim një grup i madh kundër Bashës dhe kemi qëndruar stoik ndaj saj. Bashën s’e kam quajtur kurrë si individ, ka qenë paketë. Ai dhe një grup njerëzish që e çuan PD që të mos fitonte në 2021. Ky mosbesim dhe ndaj ekipi drejtues e bëri partinë humbëse disa herë, në 5 palë zgjedhje. Dhe personat që hynë aty kanë qenë pjesë e paketës.

Ky qëndrimi i imi nuk ndryshon. Nuk e kam problem të them që edhe Berisha e ka gabim. Të gjithë ne, mendoj se nga demokrati më i thjeshtë deri tek Noka, nuk janë kundër bashkimit. Por ka një problem, këtyre iu dha posti exoficio me një oficio që e ka nga Basha. Basha e ka vënë Gjekmarjan nënkryetar kuvendi, edhe Salianjin dhe Bardhin. Prandaj insistova që të merrnim më kohë sepse përsëri mund të realizonim bashkimin pro në një formë ku dakordësoheshim të gjithë dhe ku nuk shkeleshin disa parime. nëse më thua se dua të bëj ndryshimin për trë futur Gaz Bardhin, në statut nuk është emri i tij. Është nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar. Kjo prodhon se ndryshimin statutor e bërë për emrat, jo për officion, që në vetvete e kanë të emëruar nga Basha. Kjo është një deformin. Plus që prodhoi edhe diçka, katër nënkryetarë burra.”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, i pyetur nga gazetari Sokol Balla për faktin se Jorida Tabaku nuk mori pjesë në mbledhje, gjë që shton zërat se e ka refuzuar propozimin, ajo tha: “Joridën nuk e kuptoj dhe s’e kam kuptuar kurrë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat