Publikohen pamjet: Momenti kur Gëzim Çela ekstradohet drejt Shqipërisë në masa të rrepta sigurie

Shqipëria

Publikohen pamjet: Momenti kur Gëzim Çela ekstradohet drejt Shqipërisë në masa të rrepta sigurie

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:12
Gëzim Çela

Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës”, i arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Kosovë, pritet të ekstradohet të enjten drejt Shqipërisë.

Siҫ shihet edhe nga pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ekstradimi i Gëzim Çelës nga Kosova drejt Shqipërisë, është bërë nën masa të rrepta.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia.

Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat