E rëndë/ Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë, ndërron jetë në spital 58-vjeçarja

Shqipëria

E rëndë/ Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë, ndërron jetë në spital 58-vjeçarja

Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një automjet ka përplasur punonjësen e pastrimit të kësaj bashkie.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 mars), ndërsa Shkëndije Halili është transportuar fillimisht në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës dhe më pas ka ndërruar jetë.

58-vjeçarja kishte pësuar ka frakturë dhe  homarragji në kokë dhe frakturë të këmbës së djathtë.

Bëhet me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina  sapo ka dalë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat