Protestë për 8 Marsin, deputetja e opozitës: Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik e bën Shqipërinë një nga vendet më të varfëra

Shqipëria

Protestë për 8 Marsin, deputetja e opozitës: Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik e bën Shqipërinë një nga vendet më të varfëra

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:55
Emilja Koliqi

Deputetja e Partisë Demokratike të Rithemelimit, Emilja Koliqi ka dhënë një mesazh në ditën e 8 Marsit  para Kuvendit të Shqipërisë.

Koliqi shprehet se mungesa e përcaktimit të minimumit jetik e bën Shqipërinë një nga vendet më të varfëra.

Emilja Koliqi: Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik e bën Shqipërinë një nga vendet që nuk siguron dhe nuk garanton burimet e jetës së qytetarëve, minimumin jetik të tyre.

Nga anketa e të ardhurave dhe nivelit të jetesës janë 560 mijë shqiptarë që jetojnë nën kufirin e varfërisë, me më pak se 620 lek në ditë janë pensionistë. Janë 650 mijë gra të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, janë persona me aftësi të kufizuara, invalidë, persona që trajtohen me asistencë sociale si të papunë.

Është detyrë e qeverisë caktimi i minimumit jetik për hartimin e politikave, për të përmbushur objektivin e parë të qendrueshëm, zhdukjen e varfërisë në të gjitha format e saj.

Është detyrë e qeverisë sigurimi i jetës së familjeve, sigurirmi i shëndetit të mirë dhe mirëqenies si faktor i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat