Kushi: Çdo kërkesë e opozitës brenda normave të Kushtetueses, pranohet

Shqipëria

Kushi: Çdo kërkesë e opozitës brenda normave të Kushtetueses, pranohet

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:59
Evis Kushi

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka deklaruar në media se situata në Kuvend vazhdon të jetë një kaos, kjo pasi opozita po vazhdon të ndjekë të njëjtën rrugë pa krye, siç ka bërë më herë me bojkotin, i cili nuk i ka çuar asgjëkundi.

Ajo ka theksuar se çdo kërkesë brenda normave të Kushtetuese, pranohet, nuk ka rëndësi se nga vjen, pasi qeveria është më e intersuar se opozita për të pasur normalitet.

“Të gjithë po e presin me padurim normalitetin në parlament, sepse u bën disa muaj që seancat parlamentare nuk zhvillohen normalisht, pavarësisht se ne në komisionet e zhvillojmë punën, dhe pse online, të gjitha ligjet, vendimet, marrin kohën e duhur. Por kur vjen ai momenti i seancës plenare dhe të gjitha palët duhet të prezantojnë qasjet e tyre për publikun, ka kaos. Gjithsesi ne si shumicë parlamentare kemi përgjegjësinë që të miratojmë ligjet dhe të ecim përpara. Unë besoj që opozita vazhdon me të njëjtën rrugë pa krye që tashmë e kanë parë dhe kur kanë dalë nga parlamenti, apo kanë hequr dorë nga zgjedhjet, pra të gjitha këto rrugë bojkoti nuk e kanë çuar asgjëkundi. Në qoftë se këto komisione hetimore në detaje nuk i përmbahen ligjit, shkelin vendimin e gjykatës kushtetuese nuk mund ta kenë miratimin tonë.

Çdo kërkesë nëse është në përputhje me ligjin, nëse është në përputhje me gjykatën kushtetuese, sigurisht që është e mirëpritur, të treja mund të plotësohen. Nuk janë paketuar nga shumica parlamentare, janë paketuar prej tyre dhe duan të dalin nga kjo vorbull e cila kanë mbetur. Ne nuk kemi ndryshime në përputhje me ligjin dhe jemi konsistent në këtë. Çdo kërkesë për komisione hetimore, nëse përshtatet në funksion me ligjin ne e miratojmë menjëherë, e njëjta gjë ndodh dhe me Reformën Zgjedhore. Ne jemi më të interesuar se opozita për të pasur normalitet, por asnjëherë për të shkelur ligjin. Unë nuk jam në dijeni të komisioneve të fshehta, nuk besoj se ka negociata të fshehta”, deklaroi Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat