I kërkuar në Sarandë për plagosje të rëndë/ Kapet në Greqi, por lirohet pas disa javësh 52-vjeçari

Shqipëria

I kërkuar në Sarandë për plagosje të rëndë/ Kapet në Greqi, por lirohet pas disa javësh 52-vjeçari

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:32
I kërkuar në Sarandë për plagosje të rëndë/ Kapet në Greqi, por lirohet pas disa javësh 52-vjeçari

Një person i dënuar me 3.5 vite burg nga Gjykata e Sarandës për “plagosje të rëndë me dashje” u ndalua nga policia greke, por u lirua disa javë më pas.

52-vjeçari Jani Bekari u ndalua në 22 janar në mëngjes, në Rodos. Ngjarja për të cilën akuzohet Bekari ka ndodhur në 25 mars 2017 në fshatin Gravë të Bashkisë Finiq, ku ai ka dhunuar me grushte e sende të forta një çift bashkëshortësh.

52-vjeçari u dërgua në burgun e Hanias, por mësohet se ditët e fundit ka lënë qelinë me vendim të Gjykatës së po këtij qyteti.

Bekari përmes avokatit të tij Dhimitris Berberis, ka kërkuar lirimin nga burgu pasi dënimi i dhënë nga Gjykata e Sarandës është parashkruar. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Hanias e cila ka urdhëruar lirimin e 52-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat