Fundjava në Shqipëri me alternime kthjellimesh e vranësirash

Shqipëria

Fundjava në Shqipëri me alternime kthjellimesh e vranësirash

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Fundjava do të dominohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash e sipas sinoptikanëve nuk do të mungojnë edhe episode me shira të izoluar në disa zona të vendit.

“Fundjava kryesisht në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do jetë me mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, por vranësirat e shpeshta do të jenë prezente. Vranësira të cilat ditën e Shtunë pritet të kenë zhvillime të përkohshme në zonat veriore duke krijuar mundësira për momente të pakta me pika shiu, ndërsa të Dielën pritet që më të shpeshta të jenë në zonat jugore. Reshjet do jenë në sasi të pakta dhe jo problematika. Ekziston mundësia që në zonat jugore të kemi reshje shiu.”

Gjatë fundjavës temperaturat do të arrijnë vlera deri në 23 Gradë Celcius në zonat bregdetare.

“Pritet që temperaturat e ajrit të jenë të larta, në orët e para të mëngjesit me vlera minimale në 2,3 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në vlerat 22,23 gradë Celsius.”

Kjo panoramë e motit do të jetë prezente në të gjithë vendin deri në mesin e javës së ardhshme, theksojnë sinoptikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat