Reshje shiu dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Reshje shiu dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:10
Ilustrim

Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas-mesditës vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku në ekstremet jugor- juglindor do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje  gjatë orëve të mëngjesit, por konstante do të mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 °C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat