Hetimi i koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up/ Vokshi nuk humbet kohë, njofton mbledhjen e komisionit hetimor

Shqipëria

Hetimi i koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up/ Vokshi nuk humbet kohë, njofton mbledhjen e komisionit hetimor

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, Partia Demokratike nuk ka humbur kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.

Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up, tha se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet ditën e hënë.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat