Video me pamje të rënda/ 30-vjeçari në Korçë futet në një servis për t’i shpëtuar dhunës, 4 persona e “masakrojnë” me shkopinj bejsbolli

Shqipëria

Video me pamje të rënda/ 30-vjeçari në Korçë futet në një servis për t’i shpëtuar dhunës, 4 persona e “masakrojnë” me shkopinj bejsbolli

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Këto janë pamjet e rënda nga dhunimi që i është bërë ditën e stome një 30-vjeçari në Korçë, nga katër persona.

Siç shihet në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Dhorjela Çule, i riu vrapon dhe futet në ambientet e një servisi për t’i shpëtuar personave që po e ndiqnin nga pas me shkopinj bejsbolli në duar.

Ai ka mundur të futet në ambientet e servisit, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop, dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.

Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezentë, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ai është dhunuar nga Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari, dhe Erion Gura. Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat