Dera kryesore në oborr e shkatërruar, shihni dëmet që ka shkaktuar shpërthimi me tritol në banesën në Shkodër

Shqipëria

Dera kryesore në oborr e shkatërruar, shihni dëmet që ka shkaktuar shpërthimi me tritol në banesën në Shkodër

Më: 25 mars 2024 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tregojnë banesën që është bërë gjatë natës shënjestër e një sulmi me lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb pamjet, ku shihen dëmet që janë shkaktuar në derën kryesore në oborrin e banesës së shtetases Frida Sala.

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat