Grabiti një argjendari në qendër të qytetit të Fierit, arrestohet 35-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Shqipëria

Grabiti një argjendari në qendër të qytetit të Fierit, arrestohet 35-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Më: 25 mars 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i grabitjes së një argjendarie në qendër të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, në fshatin Frakull e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat