I moshuari dhunon barbarisht macen e varur

Shqipëria

I moshuari dhunon barbarisht macen e varur

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Një video është shfaqur së fundmi ku një i moshuar ka varur një mace dhe pasi e godet derisa ngordh, e fut në një qese për ta hedhur.

Ngjarja thuhet se është regjistruar në Rrogozhinë. Duke reaguar për videon, Animal Rescue Albania, shkruan se ngjarje të tilla janë rrëqethëse dhe në Shqipëri ndodhin çdo ditë.

Këto pamje të rënda të publikuara në rrjete sociale, të rrëqethin mishin.

Ngjarje të tilla ndodhin çdo ditë. Vetëm dje dhe sot kemi marrë telefonata që të marrim qen që ende rrugëve me këlyshët, apo qen që jetojnë në shtëpi se ndryshe do i helmojnë. Kjo situatë nuk është e re dhe fatkeqësisht tregon shkallën e rëndë të sëmundjes shpirtërore dhe mendore të shoqërisë sonë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat