Meta çon kallëzim në Prokurori: U grabitën zyrat e PL-së, ja çfarë kanë vjedhur

Shqipëria

Meta çon kallëzim në Prokurori: U grabitën zyrat e PL-së, ja çfarë kanë vjedhur

Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:45
Meta çon kallëzim në Prokurori: U grabitën zyrat e PL-së, ja çfarë kanë vjedhur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se persona të paidentifikuar kanë hyrë në zyrë dhe kanë grabitur një DVR.

Sipas postimit në rrjete sociale, në zyrat e Partisë së Lirisë kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar të cilët kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) dhe kanë vendosur një tjetër.

Sipas kallëzimit, fakti që DVR është ndërruar dhe është vendosur një tjetër me kapacitet më të vogël ka sjellë fiken e kamerave të sigurisë.

Gjithashtu personat e paidentifikuar, sipas kallëzimit të PL kanë dëmtuar dhe këputur linjat kabllore.

Partia e Lirisë kërkon hetimin dhe identifikimin e autorëve, pas ngjarjes, të cilën e quajnë “mafioze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat