Zjarr në Lushnjë, digjen disa panele dhe një furgon

Shqipëria

Zjarr në Lushnjë, digjen disa panele dhe një furgon

Më: 29 mars 2024 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë, ka rënë zjarr në një kanal ku janë djegur disa barishte.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qënë i mbyllur dhe jashtë funskionit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe zbulimin e kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat