U vra pas sherrit mes të rinjve në Shkozë, kush është 18-vjeçari që nuk u mbijetoi plagëve një natë më parë

Shqipëria

U vra pas sherrit mes të rinjve në Shkozë, kush është 18-vjeçari që nuk u mbijetoi plagëve një natë më parë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 10:11
U vra pas sherrit mes të rinjve në Shkozë, kush është 18-vjeçari që nuk u mbijetoi plagëve një natë më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar humbi jetën pasi është plagosur me thikë.

Ai është identifikuar si Aureljo Dervishi, i cili për fat të keq ndërroi jetë rrugës për spital.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt, të cilët janë ende duke u marrë në pyetje.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

18-vjeçari mka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve. Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qenë një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat