Sherri te Komuna e Parisit: 40-vjeçari u qëllua me thikë nga 2 adoleshentë

Shqipëria

Sherri te Komuna e Parisit: 40-vjeçari u qëllua me thikë nga 2 adoleshentë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë 2 të rinjtë të cilët plagosën me thikë një 40-vjeçar në Komunën e Parisit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ata janë shtetasit K. K., 19 vjeç, i cili u arrestua dhe shtetasi A. Gj., 18 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Këta dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e të dielës me një 34-vjeçar dhe një 40-vjeçar, pas konfrontimit fizik, të rinjtë kanë qëlluar me thikë në shpinë këtë të fundit.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku pas marrjes së kujdesit shëndetësor është larguar në shtëpi.

Materialet në ngarkim të të rinjve i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Gj., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën “Komuna e Parisit”, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat