“Mirëpresim çdo përfaqësues të opozitës në komision”, Çupi: Përçarja, jo e mirë për vendin. Berisha pati mbështetje pavarësisht non gratës

Shqipëria

“Mirëpresim çdo përfaqësues të opozitës në komision”, Çupi: Përçarja, jo e mirë për vendin. Berisha pati mbështetje pavarësisht non gratës

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:24
Dhurata Çupi

Deputetja Dhurata Çupi thotë se janë të gatshëm të mirëpresim çdo përfaqësues opozitar të marrin pjesë në komisionin e reformave dhe ligjeve me shumicë të cilësuar.

“Komisioni është konstituar javën e kaluar. Jemi 3 përfaqëssues të opozitës. Sshtu sic kemi rënë dakord jemi të hapur për cështje të vecanta, të mirëpresim dhe dëgjojmë, bëjmë pjesë të diskutimit cdo përfaqësues tjetër të opozitës.”, tha ajo.

Duke komentuar situatën në të cilën ndodhet PD sot, Çupi tha:

“Nuk është e mirë për vendim kjo përcarje e opozitës. Ishim një grup deputetësh që qëndruam në mes me qasjen për të ringritur një opozitë më të fortë, me një altenativë të re qeveritare. Zhvillimet politike të këtyre viteve treguan se nuk gjetëm mbështetje qoftë ky grup apo i Bashës. Mbështetjen më të madhe në opozitë e kishte Berisha edhe në të gjithë konsekuencat e ndërkombëtarëve.

Unë mendoj se kishte reagim të demokratëve duke parë historinë 30 vjecare dhe kontributet e Berishës dhe duke parë një qeverisje të korruptuar, që ka regres në të gjitha standartet në këto vite, kishte një pritshmëri që nëse do të kishte non grata apo konsekuenca nga ndërkombëtarët, duhet të fillonin me këtë kryeministër që kemi prandaj demokratët patën një qëndrim përkrahje ndaj Berishës, një kryeministër që ka qenë i suksesshëm në tetë vitet e qeverisjes, ku sot përkujtojmë 15 vjetorin e futjes në NATO, një kontribut i qeverisjes Berisha. Më pas një ish kryeministër që kishte 10 vite që nuk ishte më në qeveri dhe prandaj ka një shpjegim që demokratët mbështetën lëvizjen e Berishës dhe jemi këtu ku jemi sot. Jam 30 vjet në PD, që në lëvizjen e dhjetorit. Që nga 209 në strukturat drejtuese, kam punuar me Berishën dhe me Bashën, mendoj se kemi bërë një opozitë të fortë pas 2013. Kemi bërë denoncime dhe protesta të forta, nuk di çfarë ka ndodhur, nuk do të isha e drejtë nëse do të cënoja njëri apo tjetrin. Faktet treguan që në 2021 nuk ishim në gjendje të drejtonim Shqipërinë. Për këtë, padyshim që aktorët kryesorë të fajit ishin Berisha dhe Basha, por dhe të gjithë ne që pretendojmë se kemi qenë në elitën e PD të opozitarizmit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat