Meta: Paratë po vidhen në mënyrë kriminale, sekti i Rilindjes kërkon të zhbëjë familjen

Shqipëria

Meta: Paratë po vidhen në mënyrë kriminale, sekti i Rilindjes kërkon të zhbëjë familjen

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:44
Ilir Meta

Në Shqipëri po vidhen paratë në mënyrë kriminale, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Komisionit të Organizimit të kësaj partie.

Meta theksoi se shqiptarët e kanë për detyrë që të shpëtojnë kombin shqiptar nga Rilindja, duke shtuar se Rilindja kërkon të zhbëjë familjen.

“Prioritet i Partisë së Lirisë mbeten pensionistët. Projekti i Rilindjes është që Shqipëria në të ardhmen të ketë 1 milionë banorë.

Ne synojmë që brenda 2030 në Shqipëri të jenë 4 milionë shqiptarë rezident. Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, që synon të zhbëjë familjen.

Na duhet të rithemelohemi si Partia e Lirisë për 10 vitet që vijnë e për 20 vitet që vijnë. Paratë sot në Shqipëri vidhen në mënyrë kriminale.

Do të thërrasim shpejt Konventën e partisë, për ta pozicionuar qartë partinë e Lirisë me politikat e saj patriotike për të ardhmen”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat