''Shqipëria është kthyer de facto në një parajsë fiskale'', Premçi: Disa nga institucionet ligjzbatuese janë marrë 'peng'

Shqipëria

''Shqipëria është kthyer de facto në një parajsë fiskale'', Premçi: Disa nga institucionet ligjzbatuese janë marrë 'peng'

Më: 1 prill 2024 Në ora: 21:38
Shemsi Premçi

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Premçi u shpreh se Shqipëria është kthyer de facto në një parajsë fiskale dhe se disa nga institucionet ligjzbatuese janë marrë peng.

Premçi: A duhet ta mendojmë reformën në drejtësi baras me SPAK, ose baras me SPAK plus GJKKO?

Sepse pjesa tjetër e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat në juridiksionin vendor kanë problematika shumë të mëdha.

Janë shumë të vakëta, në aktivitetin e procedimit penal.

Me përqëndrimin prej rreth 12 viteve të pushtetit në cdo qelizë në duart e një force politike, tashmë disa nga institucionet ligjzbatuese janë marrë peng.

Shqipëria është kthyer de facto në një parajsë fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat