Masakra e 2 Prillit/ Gazment Bardhi nderon 4 martirët: Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra

Shqipëria

Masakra e 2 Prillit/ Gazment Bardhi nderon 4 martirët: Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:27
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nderoi në Shkodër 4 martirët e lirisë, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Bardhi shkruan se kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra.

Ai bën thirrje që nga Shkodra e në gjithë Shqipëronë do të duhet të punohet për një Shqipëri ndryshe.

Postimi i plotë:

Përkujtojmë me mirënjohje dhe përulje martirët e demokracisë, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka! Është masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri dhe për ne, një ditë reflektimi, kuraje dhe ndergjegjësimi se për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë.

Prandaj, nga Shkodra e në gjithë Shqipëronë do të duhet të ecim për një Shqipëri ndryshe.

Nderime për çdo martir që dha jetën per Shqipërinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat