Dhunë në familje/ Djali rreh nënën në Gjirokastër, motra dhunon psikologjikisht vëllain

Shqipëria

Dhunë në familje/ Djali rreh nënën në Gjirokastër, motra dhunon psikologjikisht vëllain

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Dhuna në familjet shqiptare duket se nuk do marrë fund asnjëherë.

Dy raste të fundit kanë ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku një 46-vjeçar ka dhunuar fizikisht nënën e tij. Pas denoncimit, 46-vjeçari G.G u vu nën hetim.

Në rastin tjetër, një 55-vjeçare S.L nga fshati Toç në Memaliaj, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat