Basha: Ka deputetë të PD të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, por e kanë gabim

Shqipëria

Basha: Ka deputetë të PD të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, por e kanë gabim

Më: 4 prill 2024 Në ora: 22:47
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi ka folur në lidhje me situatën politike në vend, teksa ka deklaruar se e ardhmja e vendit nuk mund të jetë në mëshirën e një trekëndëshi që ka diktuar ecurinë e shoqërisë.

Basha u shpreh se vendi është në një cikël të stërzgjatur tranzicioni krahasuar me vendet e tjera, por ky cikël duhet të marrë fund, gjë për të cilën sipas tij PD po përpiqet.

Ai shtoi më tej se ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal më shumë se për fatin e PD dhe atë të vendit, ndaj edhe sipas tij kanë zgjedhur të jenë në listën e ish-kryeministrit Berisha me stemën e Ilir Metës si basti më i sigurtë.

“Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurinë e shoqërisë. Dhe jo vetëm ka diktuar, por në këtë proces ka bërë edhe dëme shumë të mëdha. Dhe prandaj metafora qëndron jo thjesht në raport me mua, me Lulzim Bashën apo me Partinë Demokratike, qëndron për shoqërinë. Jemi me të vërtetë në një cikël të stërzgjatur tranzicioni krahasuar me vendet e tjera, por gjykoj se lajmi i mirë është që asgjë nuk është e përjetshme, edhe ky cikël tranzivcioni duhet të marrë fund. Dhe përjekja jonë, përpjekja e Partisë Demokratike, por besoj dhe me një aleacë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit në mënyrë që gjeneratat e reja të shqiptarëve të kenë mundësinë si fqinjët tanë të gëzojnë një kulturë të re politike dhe përmes kësaj frytet e kësaj kulture të re politike, që do të thotë një standard tjetër jete, ekonomik, komunikimi shoqëror e të gjithëanshëm.

Ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, duhet ta themi këtë. Dhe duket për një moment sikur basti më i sigurtë është të jenë në listën e sigurtë të zotit Berisha me stemën e zotit Meta. E kanë gabim. Ka deputetë të tjerë të cilët llogaritë i bëjnë me Partinë Demokratike, i bëjnë me opozitën shqiptare dhe me interesat e shqiptarëve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat