Zjarri iu dogji shtëpinë, 9 persona mbetën në qiell të hapur në Qerret

Shqipëria

Zjarri iu dogji shtëpinë, 9 persona mbetën në qiell të hapur në Qerret

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

9 persona kanë mbetur në qiell të hapur nga një zjarr i rënë një javë më parë  i cili shkrumboi të gjithë banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret të Elbasanit. Në shtëpi gjendeshin të gjithë pjesëtarët e familjes, mes të cilëve edhe fëmijë të mitur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por gjithçka është shkrumbuar dhe familja e Imer Isakut kërkon ndihmë.

“Ne s’kemi marrë asgjë, as të hamë as të pimë, asgjë. Kanë ngelur të gjitha brenda, është djegur gjithçka. I bëjmë thirrje shtetit kush ka mundësi të na ndihmojë se nga gjendja ekonomike jemi shumë dobët, s’kemi asnjë të ardhur, asnjë gjë”, thotë një nga banorët.

Dy djemtë bashkë me bashkëshortet e tyre kanë mundur të nxjerrin mes flakëve vetëm fëmijët e vegjël dhe të moshuarin, kryefamiljarin e sëmurë. Asgjë nuk kanë mundur të shpëtojnë tjetër teksa flakët kanë përparuar me shpejtësi. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat