“Ky është korrupsion, nuk kërkova këto”, pranga 2 shoferëve që tentuan t’u japin ryshfet policëve për të mos marrë gjobë

Shqipëria

“Ky është korrupsion, nuk kërkova këto”, pranga 2 shoferëve që tentuan t’u japin ryshfet policëve për të mos marrë gjobë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy shoferë automjetesh, janë arrestuar nga policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët për të shmangur gjobën.

Në pranga kanë rënë S.B 20 vjeç dhe O.D, 40 vjeç të cilët në momentin që janë kapur në shkelje, pa vendosur rripin e sigurisë dhe nën ndikimin e alkoolit, u kanë ofruar efektivëve para për t’i shpëtuar ndëshkimit me gjobë.

Në total numri i të arrestuarve që janë kapur në tentativë për të korruptuar efektivët e policisë ka shkuar në 38.

Rasti i parë:

Shoferi: Nuk jam i pirë (i ofron 50 euro efektivit)

Polici: Ky është korrupsion

Rasti tjetër:

Shoferi: Më ndihmo me gjobat të lutem (ofron 1 mijë lekë)

Policja: Nuk ka lidhje kjo, unë nuk kërkova këto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat