Plagosja me pistoletë e 17 vjeçarit në Shkodër, ngjarja ndodhi para syve të prindërve të tij!

Shqipëria

Plagosja me pistoletë e 17 vjeçarit në Shkodër, ngjarja ndodhi para syve të prindërve të tij!

Më: 11 prill 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmë në Berdicë të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës. Konflikti ka filluar mes dy familjeve Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri-tjetrin. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një sherr banal.

Autori i ngjarjes Gent Dushku, i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë.

Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babain e tij. Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur.

Policia ka shpallur në kerkim Gent Dushku, shtetas me probleme me ligjin sepse edhe me parë ka qenë i arrestuar per tentativë vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat