Arrestohet në Lezhë për kultivim droge vëllai i deputetit

Shqipëria

Arrestohet në Lezhë për kultivim droge vëllai i deputetit

Më: 11 prill 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Arrestohet Armando Ndreca në Lezhë, vëllai i deputetit Eduard Ndreca për kultivimin narkotikësh.

Bashkë me të është shoqëruar edhe kunati i Armando Ndrecës, ndërsa operacioni është zhvilluar në fshatin Kashnjet të njesisë administrative Ungrej.

Policia e Lezhes pritet të dalë në një komunikim për mediat për këtë rast, ndërsa blute vazhdojne te kryejne verifikime per perfshirjen e tij ose jo ne kete aktivitet.

Ai ra në pranga  gjatë një operacioni nga policia e Lezhës ditën e djeshme në Kashnjës të Lezhës.

Operacioni eshte zhvilluar diten e djeshme, por ende nuk jane bere te ditura rrethanat dhe detajet e metejshme te tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat