Vodhën Benzin 100 mijë euro në Zvicër për ta shitur në Shqipëri, 4 në kërkim

Shqipëria

Vodhën Benzin 100 mijë euro në Zvicër për ta shitur në Shqipëri, 4 në kërkim

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:28
Policia sekuestroi 1 automjet luksoz, tip “Benz”

Policia e Fierit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 shtetas, nga të cilët 3 të huaj, të cilët vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Policia sekuestroi 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat